Tirana e re, 6 afrime si titullarë dhe skemë tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2024 | 22:09

Tirana e re, 6 afrime si titullarë dhe skemë tjetër

Bledi Shkëmbi mendon për formacionin në ndeshjen e parë në Gjeorgji. Me Tiranën tashmë të plotësuar në organikë, Shkëmbi ka mundësi të zgjedhë mes shumë lojtarëve. Gjithsesi, zor se dy lojtarët e rinj, Dembele apo Abah do të jenë në fushën e lojës. Më përpara në përgatitje është Abah, por Shkëmbi e ka ndarë mendjen.

shkembi

Në portë i zakonshmi Selmani. Do të jetë një mbrojtje me pesë lojtarë, që ka dy krahë Arhan dhe Ismaili. Në qendër Kola, Mici dhe Përgjoni. Dembele, gjumsi dhe Lleshi do të jenë alternativa të tjera. Në mesfushë është salduar treshja, Marku, Soler dhe Jonuzi, ndërsa në këtë repart, lista e pritjes është shumë e gjatë, me Metën, Tolin, Jakun e me radhë. Sulmi është reparti tjetër shumë i populluar. Për dy pozicione janë në lojë disa lojtarë. Bajroviç dhe Haxhiu do të luajnë, por në pritje janë Ndreca, Prengaj, Nikqi, Abah.

Në fakt, bardheblutë tani mund të thuhet se janë një skuadër e plotësuar me lojtarë. Në ekip pritet vetëm një qendërsulmues nga Franca. Skuadra do të vlerësohet në ndeshjet e Europës dhe më pas do të shihet nëse do të duhen më përforcime apo jo. Tirana ka bërë këtë verë 12 afrime. Ata janë: Akileu Ndreca, Arhan Isuf, Qëndrim Ismajli, Edison Kola, Aldi Gjumsi, Fatmir Prengaj, Romeo Harizaj, Henri Marku, Ian Soler, Admir Bajroviç, Mahamadu Dembele, Abel Abah.

KUNDËRSHTARI – Tirana, në tri përballje me skuadrat gjeorgjiane, ia ka dalë gjithmonë të kualifikohet, duke eliminuar dy herë Dinamon e Tbilisit dhe një herë Dinamon e Batumit. Rivali i saj, Torpedo Kutaisi, është një nga emrat më të njohur të futbollit gjeorgjian, pasi në vitet e fundit, ka bërë hapa të mëdhenj përpara. Bardheblutë duhet të jenë të ndërgjegjshëm që skuadra gjeorgjiane ka bërë mjaft mirë së fundmi me një vend të tretë në vitin 2023.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"