Tirana i përgjigjet Gilbertos: Nuk kemi asnjë problem
Tirana ka reaguar ndaj deklaratës së brazilianit Gilberto gjatë prezantimit te Flamurtari. “KF Tirana dëshiron të sqarojë opinionin publik dhe tifozët bardheblu për cështjen “Gilberto”. Në prezantimin e tij te Flamurtari, braziliani ka deklaruar se Tirana ka probleme. Aludimi i tij është i pavend. Klubi ka likuiduar të gjitha detyrimet financiare ndaj Gilbertos. Sulmuesi ka marrë të gjitha pagesat mujore, plus bonuset e parashikuara në kontratë dhe bonusin në fund të sezonit. Sulmuesi kërkoi të akomodohej te “Vila Goldi”, ndryshe nga lojtarët e tjerë, kërkesë që iu plotësua. Tirana nuk ka asnje problem, përkundrazi po kalon një moment mjaft të mirë dhe po investon tek e ardhmja, që parashikohet të rikthejë sukseset e munguara vitet e fundit. KF Tirana falënderon Gilberton për kontributin e tij 4-mujor me fanellën bardheblu dhe i uron suksese në aventurën e re,” – thuhet në reagimin e klubit bardheblu.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"