Tirana, ja shifrat e 13 përforcimeve të verës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2024 | 12:36

Tirana, ja shifrat e 13 përforcimeve të verës

Tirana deri tani ka afruar 13 lojtarë, duke prezan tuar 11 prej tyre. Tej fjalëve dhe lëvizjeve, pyetja e madhe është se cilët janë futbollistët që ka afruar Tirana? Sa kanë luajtur? Sa kanë shënuar këta futbollistë që janë veshur bardheblu?

tirana

GOLAT – Tirana ka afruar Zharmunin, i cili ka luajtur në Luksemburg. Ai vjen te bardheblutë me 17 gola në një sezon. Dy gola më pak Fatmir Prengaj që vjen nga Vora, për të vazhduar më tej me Akileu Ndrecën. Më pas, Aldi Gjumsi, Abel Abah dhe Qëndrim Ismajli. Vetëm tre lojtarë vinë pa gola. Ata janë Edison Kola, Arhan Isuf, Mahamadou Dembele. E çuditshmja është që Homeo Harizaj sezonin e ka mbyllur me dy rrjeta.

NDESHJET – Edhe përsa i përket ndeshjeve, Zharmuni është lojtari më i aktivizuar në ndeshje. Më pas vinë Edison Kola, Fatmir Prengaj, Abel Abah dhe Romeo Harizaj. Përsa i përket minutave renditja është Romeo Harizaj, Edison Kola, Ualid Zharmuni, Abel Abah dhe Akileu Ndreca. Tirana tani është skuadra më e kompletuar në Superiore. Për t’u pasur zili, pasi tani një ekip të parë, një ekip të dytë me titullarë dhe një skuadër të tretë, po me titullarë të sezonit të shkuar dhe lojtarë të rinj. Një lëvizje e madhe e bardhebluve në kontrast me një javë më parë, ku nuk kompletonte dot grupin. Në këtë moment, Tirana e Shkëmbit nuk ka ende një fitore. Ka dy humbje dhe një barazim në miqësoret tej liqenit. Ndeshje që nuk kanë asnjë vlerë, veç asaj të përgatitjeve. Tani nis loja e madhe me sfidën ndaj Torpedos.

SEZONI I VJETSHËM – Është fakt që nga titullarët e padiskutueshëm të sezonit të shkuar kanë mbetur katër lojtarë. Bëhet fjalë për Jonuzin, Përgjonin dhe Haxhiun. Të tre kanë luajtur mbi 2000 minuta në fushë dhe janë titullarët e padiskutueshëm. Shto këtu edhe Kozin, Metën, Micin dhe Abdullahun, të cilën luajtën, por jo më shumë se 1300 minuta, Tirana ka spastruar gjithë ekipin. E çuditshme apo jo, nga sezoni i titullit kampion, titullari i vetëm i skuadrës është Florjan Përgjoni. Ky i fundit gjithashtu është edhe kapiteni i ri i bardhebluve. Një revolucion i madh në ekip për të treguar se ka lindur një Tiranë e re, me një filozofi tjetër.

bandicam 2024-07-06 03-41-19-000

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"