Tirana kthehet 5 dekada pas, start i dobët si në vitet ’60
Në momentin që Tiranën e krahason për nga historia me ekipet e tjera shqiptare, ajo është disa herë më superiore. Nisur nga 24 titujt kampionë që i kanë njohur këtij klubi, dominanca me të tjerat është e dukshme. Mirëpo, në realitet, kjo skuadër po kalon vështirësi. Katër ndeshjet e para me vetëm katër barazime, është një start që kurrsesi nuk i shkon për shtat Tiranës. E për të gjetur një start kaq negativ, duhet të rikthehemi në vitet ’60.
Historia
Pa asnjë fitore në katër ndeshjet e para të kampionatit, Tirana kishte vite që nuk e regjistronte këtë rezultat. Bardheblutë janë rikthyer më shumë se 50 vite pas. Në periudhën 1946-1960, për bardheblutë ka pasur një sërë vështirësish, nisur nga vitet e para të vendosjes së sistemit të kaluar.
Kjo ka bërë që startet e dobët të kampionatit të ishin thuajse të zakonshëm për një ekip që rivalizohej nga ekipi nën protektoratin e Ministrisë së Mbrojtjes apo edhe atij të ushtrisë. Për shumë arsye, një prej të cilave është edhe afrimi me vonesë i lojtarëve afrikanë që janë kontingjenti kryesor i skuadrës për repartin e avancuar, 24 herë kampionët kanë vështirësi në finalizimin e aksioneve dhe, për pasojë, edhe për marrjen e fitoreve.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"