Tirana luan raundin e parë eliminator të Ligës së Konferencës, mësoni arbitrat që do t’i gjykojnë takimet kundër Torpedo Kutaisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2024 | 15:16

Tirana luan raundin e parë eliminator të Ligës së Konferencës, mësoni arbitrat që do t’i gjykojnë takimet kundër Torpedo Kutaisit

Tirana do të përballet kundër Toropedo Kutaisit në raundin e parë të kualifikueseve të Ligës së Konferencës. Takimi i parë do të zhvillohet me datë 11 korrik në Gjeorgji, ndërsa i kthimit me 18 korrik në Tiranë.

tirana

Ndërkaq, UEFA ka zyrtarizuar edhe arbitrat që do të gjykojnë 2 takimit. Në Gjeorgji do të jenë 4 armenë, me kryesorin Zaven Hovhannisian dhe ndihmës të tij Kaçatur Hovhanisian edhe Gevorg Shakhkaldian, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Artem Gasparian.

Për ndeshjen e kthimit që do të zhillohet në “Air Albania”, UEFA ka përcaktuar 4 gjyqtarë nga Çekia. Kryesori do të jetë Dalibor Çerni dhe ndihmës të tij do të jenë Jan Patak edhe Petr Caletka, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Vit Zaoral.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"