Tirana me strategji të qartë në merkato, afrohen vetëm shqiptarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2024 | 23:45

Tirana me strategji të qartë në merkato, afrohen vetëm shqiptarë

Tirana ka ndërmend të afrojë lojtarë cilësorë, por ata do të jenë vetëm shqiptarë, ose do të mund të luajnë si shqiptarë. Qenësia e gjashtë të huajve në skuadër ka vështirësuar shumë zgjedhjet e Shkëmbit dhe zyrtarëve të merkatos, të cilët duhet të jenë më selektivë.

shkembi lila

Plani është që Tirana të bëjë edhe tri goditje të tjera që të jetë “top” për sezonin e ri. Kështu, është parë e udhës që skuadra të përforcohet në mbrojtje dhe sulm. Lojtarët do të jenë me peshë dhe nëse arrihet qëllimi ekipi me këto blerje do të jetë i kompletuar.

Nga titullarët e padiskutueshëm të sezonit të shkuar kanë mbetur vetëm tre lojtarë. Bëhet fjalë për Jonuzin, Përgjonin dhe Haxhiun. Të tre kanë luajtur mbi 2000 minuta në fushë dhe janë titullarët e padiskutueshëm. Shto këtu edhe Kozin, Metën, Micin dhe Abdullahun, të cilën luajtën, por jo më shumë sesa 1300 minuta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"