Tirana qëndroi në Gjeorgji, sot mbërrin në kryeqytet. Ja çfarë ndodhi dje në kampin bardheblu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2024 | 8:37

Tirana qëndroi në Gjeorgji, sot mbërrin në kryeqytet. Ja çfarë ndodhi dje në kampin bardheblu

Programi i Tiranës ka vijuar në Gjeorgji. Klubi nuk është kthyer pas ndeshjes, por ka qëndruar edhe një ditë në Kutaisi, kjo për shkak të biletave të avionit në kthim, të cilat janë për ditën e sotme.tiranaKujtojmë që ekipi zgjodhi të udhëtonte me linjë rastësore dhe transit për në Gjeorgji dhe është nisur në orën 04:00 të mëngjesit dhe pritet të mbërrijë në drekë në Tiranë. Gjatë ditës së djeshme, skuadra ka zhvilluar një seancë stërvitore, në kompleksin e Federatës Gjeorgjane të Futbollit.

Fillimisht, trajneri Shkëmbi, bashkë me drejtorin Agim Ibrahimi dhe Grent Halilin kanë bërë një mbledhje me lojtarët për 15 minuta përpara stërvitjes. Të gjithë kanë komplimentuar lojtarët për paraqitjen në ndeshjen ndaj Torpedos dheme të njëjtën dëshirë duhet të luhet edhe në ndeshjen ekthimit.

Mësohet se kjo është ajo që drejtuesit i kanë kërkuar futbollistëve. Më pas u vijua me seancën ku kryesisht punoi pjesa e stolit, e cila ka marrë ngarkesë të plotë dhe ata lojtarë që u aktivizuan pak minuta gjatë ndeshjes, teksa pjesa tjetër më shumë punoi me ushtrime rikuperuese. Lajm i mirë është që i gjithë grupi është i plotë dhe nuk ka asnjë lojtar që shqetëson Bledi Shkëmbin. Ekipi pritet të kthehet sot gjatë drekës në Tiranë dhe më pas do të vijojë edhe përgatitjet për ndeshjen e kthimit në “Elbasan Arena”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"