Tirana tenton goditjen në merkato, bardheblutë janë pranë firmës me mbrojtësin francez të dalë nga akademia e PSG-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2024 | 22:56

Tirana tenton goditjen në merkato, bardheblutë janë pranë firmës me mbrojtësin francez të dalë nga akademia e PSG-së

Tirana pritet të afrojë një qendërmbrojtës kalibri. “Panorama Sport” zbulon se klubi bardheblu është pranë akordit me një lojtar francez që luan në Belgjikë, dhe që ka dalë nga akademia e PSG-së.

ff44e

Ai është Mahamadou Dembele. Në këtë moment që flasim është pa kontratë dhe pritet të firmosë me Tiranën. Sezonin e fundit ka qenë pjesë e RFC Seraing ku është katvizuar 10 takime. Është qendërmbrojtës dhe në karrierën e tij sportive ka ekipe të mëdhenj si Salsburgu, Pau, FC Liefering, Troyes, RFC Seraing U23, Sittard. Lojtari ka qenë pjesë e të gjitha skuadrave kombëtare të Francës deri te U-21. Është 25 vjeç dhe vlen 250 mijë euro.

Futbollisti do të zëvendësojë të larguarit, Najdovski, Lulaj dhe Hoxhallari. Bardheblutë shpresojnë që kjo do të blerja e duhur për qendrën e mbrojtjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"