Tirana-Torpedo në ekuilibër të plotë, barazi edhe në baste

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2024 | 16:26

Tirana-Torpedo në ekuilibër të plotë, barazi edhe në baste

Gjithçka është plotësisht e hapur sa i takon sfidës së kthimit mes Tiranës dhe Torpedo Kutaisit në Ligën e Konferencës.

TIRANA FESTA

Barazi totale jo vetëm për atë çfarë prodhoi ndeshja e parë, por edhe sa u takon koeficienteve që kanë publikuar kompanitë e basteve për të enjten në mbrëmje. Ato nuk shohin favoritë për sfidën e Elbasanit, ku fitorja e secilës skuadër kuotohet me koeficientin 2.5, ndërsa barazimi vlen 3.4.

Për kompanitë e basteve nuk do të ketë ndikim fakti që Tirana luan në shtëpinë e saj dhe do të ketë përkrahjen e publikut. Tani do të jetë fusha e blertë ajo që do të tregojë, nëse parashikimet e basteve janë arsyetuara drejt apo jo. Gjeorgjianët në fakt nuk janë një kundërshtar aspak i lehtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"