Tirana/ Vendimi shokon lojtarët, Muça lë përgjysmë stërvitjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2016 | 10:31

Tirana/ Vendimi shokon lojtarët, Muça lë përgjysmë stërvitjen

Në një kohë që Tirana po kryente stërvitjen e djeshme, afro 30 minuta pasi kishte nisur seanca, një lajm ka shokuar që të gjithë ekipin. Një nga punonjësit e klubit, pasi ka lexuar vendimet e dhëna dje pasdite nga Disiplina, ua ka komunikuar menjëherë stafit dhe vetë futbollistëve. mucaDënimi i Gentjan Muçës me një vit i ka befasuar të gjithë. Askush nuk e priste një vendim të tillë dhe për më tepër kaq të rëndë.

Të gjithë e kanë cilësuar të tepërt këtë masë. Mërzitja ka kapluar kampin stërvitor “Skënder Halili”, teksa për minuta të tëra kryefjala e bisedave ka qenë pikërisht ky vendim. Sigurisht që ai e ka ndier më shumë ka qenë vetë protagonisti i kësaj historie, Gentjan Muça. Lojtari ka mbetur pa fjalë dhe është tronditur nga ky dënim, i cili është i pari që jepet në kampionatin tonë për thirrje të tilla. Madje, aq shumë ka ndikuar tek ai ky vendim, saqë është detyruar që ta ndërpresë me aq seancën stërvitore.

Emocionalisht i rënduar, ai nuk ka mundur që të vijojë më përgatitjet si pjesa tjetër e grupit. Shokët janë munduar që t’i japin moral, me shpresën që pas apelimit, ky vendim të rishikohet. Është pikërisht ky hapi i parë që do të bëjë klubi, ata do të ankimojnë vendimin e Disiplinës, pasi që të mos kenë gati për 12 muaj liderin e ekipit është sigurisht shumë, për të mos thënë dramatike.

Kujtojmë që kjo goditje është shumë e fortë për mbrojtësin, i cili nuk ka shumë që u rikthye në fushë pas operacionit që kreu në gju. Ai hodhi pas krahëve dëmtimin e rëndë që e la për dy muaj jashtë fushe, ndërsa tani duhet t’i bëjë llogaritë me një tjetër çështje, por këtë herë me “qeverinë” e futbollit tonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"