Tirana zgjidh telashet me FIFA-n, UEFA zyrtarizon listën për Europën me emrat e afruar në merkato nga bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2024 | 17:26

Tirana zgjidh telashet me FIFA-n, UEFA zyrtarizon listën për Europën me emrat e afruar në merkato nga bardheblutë

Klubi i Tiranës duket se ka zgjidhur përfundimisht telashet që kishte me FIFA-n, e cila i ka bllokuar merkaton në muajt e kaluar për shkak të vonesave në pagesa detyrimesh ndaj ish-futbollistëve të klubit.

TIRANA

Në këtë situatë, u desh që bardheblutë të shlyenin shpejt pagesat gjatë javës së fundit, në mënyrë që të zhbllokohej merkato dhe lojtarët të ishin në dispozicion për ndeshjet e Ligës së Konferencës ndaj Torpedo Kutaisi.

Lista e zyrtarizuar nga UEFA në faqen zyrtare pasqyron tashmë të gjithë këta emra të afruar gjatë merkatos, duke bërë të mundur aktivizimin e tyre në ndeshjen e sotme dhe në atë të kthimit ndaj ekipit gjeorgjian, duke u dhënë fund problemeve të bardhebluve.

LISTA E REGJISTRUAR NË UEFA

PORTIERË: Gentian Selmani, Leon Kozi, Romeo Harizaj, Mustafe Abdullahu

MBROJTËS: Gledi Mici, Mahamadu Dembele, Henri Marku, Arhan Isuf, Florjan Pergjoni, Qendrim Ismajli, Ermal Meta, Edison Kola

MESFUSHORË: Ian Soler Pino, Fjoart Jonuzi, Jordi Jaku, Hajrulla Tola, RImal Haxhiu

SULMUES: Fatmir Prengaj, Admir Bajroviç, Abah Abel, Akileu Ndreca, Aldi Gjumsi, Melsi Cereni, Ualid Zharmuni

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"