Tirana zhgënjen sërish në miqësore, mundet nga Struga e Maqedonisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2024 | 22:22

Tirana zhgënjen sërish në miqësore, mundet nga Struga e Maqedonisë

 Tirana ka zhvilluar miqësoren e radhës, me qëllim përgatitjen për kualifikueset e Ligës së Konferencës dhe sezonit të ardhshëm futbollistik.

TIRANA

Takimin e parë kryeqytetasit e zhvilluan 1 javë më parë kundër Shkëndijës, ku u mundën me shifrat 0-1. Sot ata kishin një provë tjetër gjeneralë kundër Strugës.

Bardheblutë nuk mundën të triumfonin dot, duke u mundur përsëri me shifrat 0-1. Golin e vetëm të takimit e shënoi Marjan Radeksi në minutën e 53-të, duke i dhënë fitoren Strugës.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"