Tirana zyrtarizon Enriko Papën, ja kontrata e re e mesfushorit
Sulmuesi nga Kuçova, Enriko Papa është zyrtarisht një futbollist i Tiranës. Ish mesfushori i Bylisit ka firmosur sot në ambientet e klubit një kontratë një vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjeter vit tjetër.Panorama Sport kishte paralajmëruar nënumir e sotëm akordin mes palëve dhe nuk ka munguar firma. Lojtari në fjalë shihet si një alternativë më tepër për trajnerin Ilir Daja, i cili në fakt prej javësh nuk e ka pasur kontingjentin e plotë.
Dëmtimet dhe pezullimet kanë qenë një shqetësim i vazhdueshëm për stafin teknik, madje shpeshherë janë kushtëzuar që të bëjë zgjedhje të detyruara, duke i përshtatur lojtarët në plozione jo natyrale. Papa është gjysmësulmues, por luan më së miri edhe në mesfushë.
Nëse te ballshiotët ka qenë përgjithësisht një lojtar krahu, te Tirana më së shumti e kanë “pikasur” për ta përdorur si një alternativë për qendrën e mesit të fushës.
Duke ditur që futbollistë si Erjon Vucaj apo edhe kapiteni Ervin Bulku janë në proces rikuperimi pas problemeve fizike, duket se përgjegjësit e merkatos e shohin këtë element si një opsion më tepër për këtë rol. Ai është vetëm 22 vjeç dhe shihet si një element i perspektivës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"