Tirana zyrtarizon mbrojtësin serb, Dejan Karan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2015 | 16:08

Tirana zyrtarizon mbrojtësin serb, Dejan Karan

karanKa ndodhur fiks ashtu siç kishte njoftuar sot “Panorama Sport” në numrin e saj se Tirana ka arritur akordin me mbrojtësin serb, Dejan Karan. Futbollisiti ka ardhur sot në kryeqytat dhe është prezantuar si blerja më e re e bardhebluve.  Ka qene drejtori sportiv Devi Muka ai qe e mirepritur mbrojtesin serb ne “Skender Halili” dhe me pas e ka prezantuar me skuadren. Dejan Karan ka luajtur dy sezonet e fundit ne Superligen hungareze per skuadren e Kecsmeti TE me te cilen ka qene titullar i padiskutueshem.

Ja çfarë shkruante sot “Panorama Sport”

“Merkato është e hapur deri më 31 gusht dhe ne do të punojmë për ta përforcuar ekipin me lojtarë cilësorë në çdo repart”, kjo ka qenë një nga deklaratat e trajnerit Muça dhe, në fakt, diçka e tillë po ndodh me Tiranën. Burime konfidenciale për gazetën “Panorama Sport” kanë bërë me dije se drejtuesit e klubit kanë zhvilluar bisedime me një mbrojtës serb. Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Dejan Karan.

Futbollisti prej dy sezonesh ka qenë pjesë e skuadrës hungareze Kecsemet. Të dhënat e tij fizike janë shumë të mira, pasi është një mbrojtës që është i gjatë 1.90 m. Parametra të mira për të ndërtuar një “digë” përpara portës. Sipas të njëjtave burime për gazetën që janë shumë pranë skuadrës kryeqytetase, me lojtarin dhe agjentin e tij është biseduar prej ditësh, ndërkohë që ka pasur edhe pëlqime mes palëve për kërkesën dhe ofertën. Mund të thuhet se ka një akord në parim që palët të mund të ndërtojnë një marrëdhënie kontraktuale për të ardhmen.

Sot, mbrojtësi serb pritet që të vijë në Shqipëri për të biseduar nga afër me drejtuesit bardheblu. Trajneri Muça ka kërkuar një lojtar cilësor në mbrojtje dhe gjithashtu në repartin ofensiv. Serbi duket se ka një të shkuar pozitive që është pëlqyer nga drejtuesit e skuadrës kryeqytetase. Largimi i Erjon Dushkut dhe, më pas, edhe i Entonio Pashajit ka bërë që kryeqytetasit të kenë nevojë edhe për një mbrojtës dhe ditët e fundit të merkatos janë në dispozicion të stafit teknik të 24 herë kampionëve për të plotësuar kërkesat e trajnerit. Me afrimin e tij, afrimi i Veliut te bardheblutë zbehet si mundësi. Kjo, për shkak se Tirana do të plotësonte nevojat për repartin defensiv.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"