“Titi” dhe “Tomi” takohen në fushë, përqafimi i gardianëve shqiptarëve bën bujë në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2017 | 9:25

“Titi” dhe “Tomi” takohen në fushë, përqafimi i gardianëve shqiptarëve bën bujë në Itali

Ata u takuan përsëri në Olimpico të dielën në mbrëmje. Para se të vendoseshin përballë njëri tjetrit në fushë, Tomas Strakosha dhe Etrit Berisha përshëndetën ngrohtë njëri-tjetrin me një përqafim të ngrohtë.

strakosha berisha

Ata shkëmbyen dy fjalë, para se të thonin “paç fat”, dhe secili u drejtua drejt katërkëndëshit të tij. Të dy kanë qenë shokë tek ekipi i Lacios, por tashmë Berisha është titullar i padiskutueshëm tek Atalanta. I pyetër për Tomasin, Etriti shprehet: “Është një portier shumë i mirë, dhe po bën shumë mirë me Lacion. Padyshim që është e ardhmja e skuadrës tonë Kombëtare.”

strakosha berisha

Nga ana tjetër, takimin mes të dyve, Tomas Strakosha e ka demonstruar edhe nëpërmjet një postimi në Instagram, një lajm që ka bërë bujë tek mediat italiane, veçanërisht tek ato pranë Lacios. Në foto shkruan ”Shqipez”, si për të ilustruar origjinën e përbashkët shqiptare, dhe për të nënvizuar se lidhja mes tyre është e fortë, dhe një ndeshje futbolli nuk mund ta thyejë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"