Titullarët e Laçit joshin klubet e tjera të Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2024 | 21:13

Titullarët e Laçit joshin klubet e tjera të Superiores

Me jo pak vështirësi Laçi i trajnerit Armando Cungu arriti të mbijetojë në Superiore. Kurbinasit mundën 3-1 Flamurtarin në ndeshjen shtesë dhe siguruar qëndrimin në elitë. Që pas asaj ndeshjeje, e vetmja lëvizje në kampin laçian është rinovimi me brazilianin Melo, autor i 2 golave ndaj vlonjatëve.

laci

Trajneri Cungu ende nuk është konfirmuar nga klubi për sezonin e ri dhe nuk dihet se çfarë do të bëhet. Në anën tjetër, shumë lojtarë të Laçit pëlqehen nga klubet e tjera. Më i kërkuari është mesfushori Serxho Ujka, për të cilin interesohet edhe Egnatia kampione.

Sezonin e fundit me fanellën e kurbinasve spikatën disa lojtarë të rinj në moshë, si Dajko, Mjaki, Kurti, Tresa, Myrta e të tjerë, duke marrë vëmendjen e klubeve më të mëdha.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"