“Titullin moral e fituam, por për shkak të formulës duhet të fitojmë të dytin”, presidenti Demrozi: Vllaznia ekip shumë i fortë, ju tregoj çfarë fshihet tek Egnatia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2024 | 21:26

“Titullin moral e fituam, por për shkak të formulës duhet të fitojmë të dytin”, presidenti Demrozi: Vllaznia ekip shumë i fortë, ju tregoj çfarë fshihet tek Egnatia

 Presidenti i Egnatias, Agim Demrozi, foli menjëherë pas triumfit 0-1 që Egnatia arriti në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Kukësit. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “MCN”, numri 1 i klubit rrogozhinas, u shpreh:  

 bandicam 2024-05-14 21-20-47-498

“Nuk do të mjaftohemi me kaq. Shpresojmë të marrim edhe trofeun e kampionatit. Fshihet vetëm punë, asgjë tjetër. Ndaj Vllaznisë do të jetë një ndeshje e fortë. Vllaznia është një ekip shumë i fortë, ka ndërruar edhe trajnerin. Jemi ndeshur shpesh, por kjo ndeshje nuk është si të tjera, shpresoj që të dalim fitimtar.  

Në fillim të sezonit e krijuam ekipin për të fituar titullin, titullin e kemi fituar, është formula tani që duhet të luftojmë për të fituar titullin e dytë, pasi titullin moral e kemi fituar.  

E kisha menduar edhe fitimin e Kupës, një trofe që na bën mirë si ekip. Nuk është se kemi fituar 20 apo 30, ne na bën mirë edhe Kupa. Shpresojmë për kampionatin, do të jetë një luftë e fortë. 

Tetova ka edhe 2 vjet kontratë me Egnatian. Do të ulemi. Unë jam gjithmonë i hapur. E shikojmë veten në finale, pse jo”, u shpreh Demrozi.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"