Tjetër afrim në merkato, Suhareka e Shpëtim Duros prezanton edhe ish-futbollistin e Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2024 | 22:58

Tjetër afrim në merkato, Suhareka e Shpëtim Duros prezanton edhe ish-futbollistin e Kukësit

Suhareka e Shpëtim Duros nuk ka të ndalur në merkato, teksa ditën e sotme ka prezantuar ish-mesfushorin e Kukësit Jakup Berisha, i cili në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Feronikelit, Shkëndijas, Shkupit, dhe Pelister, ka firmosur për dy vite me verdheblutë.  

Suhareka

Jakup Berisha spikati te Feronikeli ku shënoi 5 gola si dhe regjistroi 8 asiste.  Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i Suharekës shkruan:  

Ju njoftojmë që sulmuesi Jakup Berisha është përforcimi ynë i rradhës i cili ka nënshkruar kontratë 2vjeçare me klubin tonë që do jetë pjesë e klubit deri më 2026. Berisha edicionin e fundit ishte pjesë e KF Feronikeli 74 ku tregoi paraqitje fenomenale me skuadrën nga Drenasi kurse në të kaluarën ishte pjesë e FC Shkëndija, FC Shkupi, FC Pelister Bitola dhe e FK Kukësi në Shqipëri. 

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"