Tjetër dëmtim te Lushnja! 19-vjeçari ka këputur ligamentin e gjurit, do të operohet në Kroaci

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2024 | 12:15

Tjetër dëmtim te Lushnja! 19-vjeçari ka këputur ligamentin e gjurit, do të operohet në Kroaci

Në radhët e Lushnjës në sezonin e fundit u aktivizua edhe mesfushori 19-vjeçar, Damiano Arapi, një futbollist i shkollës lushnjare. Në një prononcim për “Panorama Sport”, ai u shpreh:

arapi lushnja

“Ishte një sezon i vështirë, me ulje-ngritje gjatë rrugës, por në fund ia dolëm sepse punuam të bashkuar. Në aspektin personal pata minuta, por nuk jam i kënaqur nga vetja dhe duhet të punoj më shumë. Trajneri Magani më ka mbështetur dhe inkurajuar jo vetëm mua, por gjithë ekipin. Kemi pasur një atmosferë të mirë brenda grupit. U aktivizova edhe në finale. Të rinjtë lushnjarë duhet të stërviten fort dhe të kenë disiplinë. Të luftojnë për veten e tyre, për fanellën dhe qytetin”.

19-vjeçari pësoi një dëmtim të rëndë pas përfundimit të kampionatit dhe i duhet të udhëtojë drejt Kroacisë për një ndërhyrje. “Kam këputur ligamentin e gjurit. Më ndodhi 3 ditë pas finales, në stërvitje kur po luanim me njëri–tjetrin. Mjekët më kanë thënë se duhet t’i nënshtrohem operacionit. Do të operohem në datën 6 qershor në Zagreb”, përfundoi mesfushori Damiano Arapi.

ALBAN ALUSHI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"