Postuar: Dhjetor 30, 2021 | 20:30
Tjetër “divorc” te Teuta, 24-vjeçari përfundon aventurën me kampionët e Shqipërisë
Pas Sherif Kallakut dhe Pepi Gjorguiev tani nga Teuta largohet dhe portieri Bobi Çeleski.
“Panorama Sport” mëson se portieri 24-vjeçar ka shpallur “divorcin” me kampionët aktual të Shqipërisë.
Maqedonasi lë kështu pas tre vitesh skuadrën bregdetare, ku mbërriti në vitin 2018 nga ekipi i Makedonija.
Përveç Teutës dhe Makedonijas ai gjithashtu ka mbajtur veshur edhe fanellën e Grosetos në Itali.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"