Tjetër goditje për Mançester Junajtid, mbrojtësi mbyll sezonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2023 | 14:53

Tjetër goditje për Mançester Junajtid, mbrojtësi mbyll sezonin

Problemet për Mançester Junajtid nuk kanë të sosur dhe pas eliminimit nga Europa, tashmë kanë humbur edhe një futbollist shumë të rëndësishëm për pjesën e mbetur të sezonit.

VARAN JUNAJTID

Mbrojtësi francez Rafael Varan ka mbyllur sezonin para kohe për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës. Mbrojtësi francez u dëmtua në ndeshjen e parë në Ligën e Europës ndaj Seviljas, duke u zëvendësuar pas 45 minutash.

Pas ekzaminimeve të kryera, ka rezultuar se Varane do ta ketë të pamundur të jetë i gatshëm për pjesën e mbetur. “Djajtë e kuq” luajnë sot ndaj Brajtonit në gjysmëfinalen e “FA Cup”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"