Tjetër largim nga radhët e Kastriotit, sulmuesi 21-vjeçar drejt transferimit në Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2024 | 15:00

Tjetër largim nga radhët e Kastriotit, sulmuesi 21-vjeçar drejt transferimit në Kosovë

Qendërsulmuesi 21-vjeçar, Andrea Pjetri, pritet të jetë largimi i radhës nga Kastrioti. Nga muaji janar deri në maj, ai u aktivizua me krutanët në pjesën e dytë të sezonit në Kategorinë e Parë. 

kastrioti

Pjetri luajti 7 ndeshje dhe shënoi një gol me fanellën e Kastriotit në ndeshjen e fituar 4-2 kundër Korabit, duke bërë një performancë pozitive në skuadrën e drejtuar nga Ramadan Ndreu. Pjetri e ka nisur me Tiranën U-21 dy vite më parë, ndërsa në sezonin e fundit, fillimisht ishte pjesë e Luzit dhe më pas iu bashkua Kastriotit. Kontributi i tij te krutanët ishte i rëndësishëm, teksa bëhet fjalë për një sulmues me veti shpërthyese dhe që shquhet për goditje të fortë me të majtën.

pjetri, kastrioti

Pas përfundimit të këtij sezoni, për Pjetrin ka pasur interesim konkret nga dy klube kosovare. Gjasat janë që karriera e sulmuesit të vijojë në Kosovë, pasi bisedimet janë në rrugën e duhur. Mësohet se gjithçka do të vendoset në javën e parë të korrikut, kur dhe klubet kosovare nisin përgatitjet për sezonin e ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"