Tjetër lëvizje të Kukësi, nënkampionët huazojnë mesfushorin te Besa e Kavajës
Konfirmohet një tjetër lëvizje e Kukësit në merkato. Nënkampionët e Superiores kanë arritur marrëveshjen me klubin e Besës për huazimin e mesfushorit nga Shkupi, Armend Çajani, drejt skuadrës kavajase që militon në Kategorinë e Parë.
Çajani iu bashkua bluve në merkaton e verës, ndërkohë që drejtuesit vendosën ta huazonin te Besa, teksa këtë sezon do të jetë pjesë e skuadrës së Gugash Maganit.
NJOFTIMI I KUKËSIT:
Futboll Klub Kukësi njofton arritjen e marrëveshjes me FK Besën, për huazimin e futbollistit Armend Çajani te skuadra kavajase.
Shkupjani, i cili u transferua te skuadra blu gjatë merkatos së verës, do të aktivizohet për një sezon futbollistik në Kategorinë e Parë me skuadrën e Besës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"