Tomas Myler, gati të marrë “poltronin” e Uli Hënesit në Mynih

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2024 | 23:25

Tomas Myler, gati të marrë “poltronin” e Uli Hënesit në Mynih

Raportimet e fundit nga “Abendzeitung” i bëjnë jehonë faktit se bordi i Bajern Mynih po planifikon t’i besojë detyrë të rëndësishme Tomas Mylerit pas aventurës në futbollin.

myler

Kontrata e sulmuesit 34-vjeçar i skadon në verën e vitit 2025, ndërsa vështrohet si momenti i duhur që Myler të “varë këpucët në gozhdë”. Ndikimi i Uli Hënes në “strehën” e bavarezëve është i madh, por duke se “trashëgimia” do të kalojë në duart e një tjetër ikone të gjallë në Mynih, konkretisht Tomas Mylerit.

Aludohet sipas mediumit të mësipërm se lojtari me origjinë nga Bavaria do të marrë pozitën e Hënesit. Është e vërtetë se protagonisti me numër “25” në “Allianz Arena” gëzon popullaritet te tifozët e klubit më të titullar në Gjermani dhe kjo manovër do të përqafohej lehtësisht. Pas rinovimit deri në vitin 2025, Myler tha se finalja e Champions-it do të jetë synimi madhor i mbylljes së kapitullit te Bajerni, e cila do zhvillohet në Mynih.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"