Tomas Myler ka besim te Brajan Gruda: E dallon që ka diçka speciale, ja pse publikova foton me fanellën e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2024 | 23:57

Tomas Myler ka besim te Brajan Gruda: E dallon që ka diçka speciale, ja pse publikova foton me fanellën e tij

Julian Nagelsman nuk është i vetmi që ka shprehur së fundmi elozhe për Brajan Grudën, djaloshin shqiptar që i është bashkuar përfaqësueses gjermane në këto ditë në stërvitje. Edhe veterani Tomas Myler, kishte fjalë të mira për sulmuesin anësor të Mainc përkrah të cilit është stërvitur këto ditë në grumbullim.

Gruda Myler

“Kur e shikon atë, mund të dallosh që ka diçka speciale. Tani për atë ka rëndësi vazhdimësia: si bëj veprimet e mia gjatë ndeshjeve dhe sa ndeshje mund të luajë”, tha fillimisht Myler për sulmuesin shqiptar.

Myler pak kohë më parë ndërroi fanellën me Grudën në ndeshjen mes Mainz dhe Bajernit, teksa tregoi se e kishte bërë me qëllim postimin e atij momenti në rrjetet sociale.

“Unë i mora fanellën atëherë dhe pastaj me qëllim e bëra këtë gjë publike, pasi m’u duk mjaft lojtar i mirë”, tha Myler për djaloshin 19-vjeçar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"