Tomas Myler tallet pas fitores: Pyesni Dortmundin sa i dobët është Bohumi, Nagelsmani…
Tomas Mylerit pas hipotekimit të 100 fitoreve në Ligën e Kampionëve iu dhanë edhe disa minuta në “festivalin” e golave kundër Bohumit. Minuta e 77-të sinjalizoi aktivizimin e 34-vjeçarit në vend të Komanit.
Edhe pse beniamini i tifozëve bavarezë nuk e ka gjetur ende rrugën e rrjetës me Bajernin në të gjitha kompeticionet ku bavarezët kanë shkelur, ai e ka marrë rolin e protagonistit në zonën e intervistave, madje duke thumbuar jo pak rivalët e Dortmundit, njëkohësisht duke ia rritur vlerat fitores së thellë:
“Zbatuam planin me përpikmëri dhe luajtëm me entuziazëm. Grupi funksionoi si ekip i bashkuar. Bohumi mori guximin në momente të caktuara për të dalë në aventurë dhe mori shpërblimin me vete. Nëse mendoni se ata janë të dobët dhe suksesi me shifrat 7-0 analizohet si detaj normal, mjafton të pyesni Dortmundin. Ata u përballën sezonin e shkuar dhe të gjithë jemi dëshmitarë se cili ishte përfundimi.
Rreth zyrtarizimit të Nagelsmanit te kombëtarja di të them se ai do të sjellë freski në mentalitet”, përfundoi fituesi i 11 kampionateve radhazi në Bundesligë si pjesë e Bajernit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"