Postuar: Nëntor 8, 2023 | 14:19
“TOPI I ARTË”/ Bellingam, Haland, Mbape, Kejn… nis gara për post-Mesin
“Topi i Artë” për vitin 2023 është arkivuar tashmë në muzeun personal të Lionel Mesit. Argjentinasi mundi dyshen Haland-Mbape. Me Leon që ka pak shanse ta fitojë për herë të nëntë dhe me Kristiano Ronaldon të “emigruar” në Arabinë Saudite, tashmë është hapur gama e mundësive për vitin e ardhshëm.
Të paktën gjashtë emra janë në garë për “Topin e Artë” 2024, i cili, që shpërblen më të mirët e sezonit, jo të vitit kalendarik si në të kaluarën. Me shumë gjasa kampionati Europian vitin e ardhshëm në Gjermani, e cila mbyll dhe sezonin, do të jetë kyç në fituesin e ardhshëm.
Bellingam, Rodri, Vincius, Haland, Mbape dhe Kejn shihen si favoritët për të nxjerrë fituesin post-Mesi.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"