“Tradhti, Zoti i shkatërroftë ata që të vodhën ëndrrën”, shpërthen babai i Ardian Ismajlit për mosaktivizimin e djalit në Europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2024 | 0:22

“Tradhti, Zoti i shkatërroftë ata që të vodhën ëndrrën”, shpërthen babai i Ardian Ismajlit për mosaktivizimin e djalit në Europian

Ilmi Ismajli, babai i futbollistit të Kombëtares shqiptare Ardian Ismajli, ka shpërthyer me një postim në “Facebook” pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Spanjë, që rezulton edhe dueli i fundit për kuqezinjtë në këtë Europian. 

Ilmi Ismajli

 Ardiani nuk mori asnjë minutë në këto 3 ndeshje dhe kjo ishte arsyeja që babai i tij ka reaguar ashpër në faqen e tij. Edhe pse mbrojtësi ka qenë titullar te skuadra e Empolit, nuk u preferua për asnjë minutë nga trajneri brazilian.  

REAGIMI I BABAIT TË ISMAJLIT: 

Ardian, 

Behu i qendrueshum dhe i fort per kete padrejtesi, per kete tradheti, te jeni krenar per qdo gje qe keni dhene per Kombtaren sepse e kemi detyrim! 

Zoti i shkaterroft te gjithe ata qe ta vodhen endrren qysh nga femijeria te cilen ma tregoje… 

Zoti i shkaterroft ata qe te bene pabesi, te bene tradheti sepse shume ke besuar dhe nuk keni faj se ne ballet e tyre nuk shkruant i pabes… 

Je i qet se dite te bardha dhe karrier te madhe jeni duke pritur, eshte shume afer… 

ISMAJLIII

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"