Tradhtoi Bruna Biancardin kur ishte shtatzënë, Neymar konfirmon ardhjen në jetë të fëmijës së tij të tretë! Ylli i futbollit poston imazhet e të porsalindurës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2024 | 10:16

Tradhtoi Bruna Biancardin kur ishte shtatzënë, Neymar konfirmon ardhjen në jetë të fëmijës së tij të tretë! Ylli i futbollit poston imazhet e të porsalindurës

Ylli brazilian i futbollit, Neymar ka mirëpritur në jetë fëmijën e tij të tretë, vajzën Helena, duke zbuluar se vogëlushja ka lindur më 3 korrik.

neymar

“Helena “03/07/2024”, shkroi Neymar në një postim në Instagram, krahas fotove të të porsalindurës në spital.

 

Neymar, i cili është gjithashtu baba i djalit Davi Lucca, 12 vjeç, me ish-parteren Carolina Dantas dhe vajzën Mavie, 9 muajshe, me Bruna Biancardi, e shoqëroi njoftimin me foto të ëmbla të të birit duke takuar vogëlushen në spital dhe duke e mbajtur në prehër.

 

Pas spekulimeve se Amanda Kimberlly ishte në pritje të fëmijës së tij, modelja konfirmoi ardhjen në jetë të vajzës Helena në rrjetet sociale po atë ditë.

Gjithashtu publikoi pamje nga festa për mikpritjen e të bijës më 7 korrik, duke shkruar: “Ne festuam ardhjen e Helenës me një pritje të bukur të bërë me shumë dashuri dhe kujdes!”


View this post on Instagram

A post shared by Neymar Jr (@neymarjr)

Lindja e Helena-s vjen më pak se 9 muaj pasi Neymar dhe e ish-dashura e tij Bruna, 30 vjeç, mirëpritën në jetë Mavie më 6 tetor 2023.

Vetëm dy muaj më vonë, çifti, të cilët bënë publike lidhjen e tyre në prill 2022, u ndanë pas konfirmimit të thashethemeve se ai e kishte tradhtuar.

“Kjo është një çështje private”, shkroi Bruna në një Instagram Story në nëntor, “por duke qenë se jam e ekspozuar çdo ditë ndaj lajmeve, ju informoj se nuk jam në një lidhje”.

Neymar i kërkoi familje publike ish-partneres së tij duke shkruar në rrjetet sociale: “E pashë sa shumë ishe i ekspozuar, sa shumë ke vuajtur me gjithë këtë dhe sa shumë dëshiron të jesh pranë meje”, shkroi sulmuesi.

Duke vënë në dukje se ai bëri “gabim”, Neymar vazhdoi e përshkroi si “gruaja që ëndërroja të kisha pranë meje, nëna e fëmijës tim”.

“Bru, unë tashmë kam kërkuar falje për gabimet e mia, për ekspozimin e panevojshëm, por ndihem i detyruar të vij publikisht ta riafirmoj këtë”, shtoi ai. “Nëse një çështje private është bërë publike, falja duhet të jetë publike.”

Dhe ndërsa Neymar i ka mbajtur çështjet e tij personale kryesisht jashtë vëmendjes këto ditë, ai i ka nxitur thashethemet për një pajtim mes tyre.

“Sot është dita e kësaj gruaje të mrekullueshme!!! Zoti ju drejtoftë dhe ndriçoftë rrugët tuaja“, shkroi Neymar në Instagram në prill në ditën e lindjes së saj: “Ti je e mrekullueshme.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"