Trajneri Brdariç fikson ekipin anti-Valur, si pritet të rreshtohet Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2024 | 20:22

Trajneri Brdariç fikson ekipin anti-Valur, si pritet të rreshtohet Vllaznia

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, pas “zborit” 10-ditor të zhvilluar në Bosnjë, ku u luajtën edhe dy ndeshje miqësore, e ka saktësuar formacionin, me të cilin do të luajë në takimin e parë ndaj islandezëve të Valurit. Për sfidën e turit të parë eliminator të Ligës së Konferencës ka edhe disa ditë kohë, por për trajnerin e shkodranëve gjërat janë të qarta, duke përjashtuar ndonjë të papritur.

Vllaznia

Pas miqësores së fundit në Bosnjë, ku Vllaznia mundi 3-1 ekipin Posusje, formacioni i Vllaznisë është i fiksuar. Ishte i njëjti ekip që disa ditë më parë mundi 1-0 Zrinjskin në një tjetër ndeshje miqësore. Kështu, portën do ta mbrojë i zakonshmi Kristi Qarri. Në qendër të mbrojtjes luajnë dyshja Juriç-Stojanoviç, në të djathtë Gurishta dhe në të majtë Bajrami.

Në mesfushë janë aktivizuar Krymi, Qato dhe Deliu, por në këtë rast mbetet të shihet, nëse Alivoda do të rikuperohet dhe do të luajë nga minuta e parë ndaj Valurit, apo jo. Pas sulmuesit kryesor, kapitenit Bekim Balaj, kanë luajtur Mala dhe Kahrimanovic.

Me këtë formacion duket se trajneri Brdaric i ka vënë pikat mbi “i” që tani për titullarët që do të zbresin në fushë pas 8 ditësh. Koha e përgatitjeve në fakt ka qenë e shkurtër dhe nuk linte hapësirë për shumë eksperimente në formacion. Pavarësisht se në ditët në vijim mund të ketë ndonjë ndryshim, duhet theksuar se Vllaznia anti-Valur është e bërë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"