Trajneri i korçarëve, Gvozdenoviç: Skënderbeu nuk është vonë, do të kemi skuadër të fortë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2024 | 13:06

Trajneri i korçarëve, Gvozdenoviç: Skënderbeu nuk është vonë, do të kemi skuadër të fortë

Skënderbeu është duke punuar intensivisht për sa i përket merkatos dhe mbi të gjitha në fshehtësi dhe sekret të plotë për të mos dhënë asnjë detaj rreth asaj çka po ndërtohet në kampin bardhekuq. Drejtuesit e merkatos korçare janë të përqendruar vetëm tek finalizimi i operacioneve që janë në rrugë e sipër qoftë në hyrje, por mbi të gjitha në dalje.

GVOZDENOVIC

Tratativa këto, që do të sjellin të ardhura të sigurta për arkën e klubit korçar. Në kushte të tilla duket se trajneri i Skënderbeut Ivan Gvozdenoviç është i qetë për sa i përket projektit të klubit dhe ecurisë së kësaj merkatoje. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Gvozdenoviç tregon se, pas javësh të ngarkuara me bisedime dhe alternativa lojtarët, ka marrë më në fund pushimet me qetësinë se gjithçka do të ndërtohet në mënyrën më të mirë për sezonin e ri. “Pas shumë ditësh të ngarkuara me bisedime dhe alternativa të mundshme për ndërtimin e ekipit tashmë kam nisur pushimet, por që do të jenë pushim disa ditore, shumë të shkurtra pasi duhet të rikthehemi shpejt në punë.

Kemi biseduar me presidentin dhe drejtuesit e klubit për ndërtimin e ekipit për sezonin e ri dhe mund të them se kemi përcaktuar edhe nevojat e skuadrës për të sjellë element të rinj në grup. Kjo është ajo që kemi arritur të vendosim bashkërisht me pjesën tjetër të stafit. Në këto momente duket se jemi të përqendruar fillimisht te merkatoja në dalje dhe më pas në varësi të tyre do të shohim se çfarë do të ndodhë. Gjithsesi, edhe pse duket pas si vonesë kohe, nuk është kështu. Ne kemi mundur të ndërtojmë planin tonë të veprimit me ide të qarta duke kompletuar në përqindjen më të madhe skuadrën, por gjithçka do të varet nga largimet. Deri atëherë do të jemi në pritje për të vepruar më pas. Jam i bindur se këtë vit do të kemi një ekip akoma edhe më të fortë dhe shumë konkurrues për të mbajtur lart objektivat sezonalë të skuadrës. Kjo është ajo që ne kemi në plan për momentin”, theksoi trajneri i Skënderbeut. Dukshëm që korçarët do të kenë ndryshime të shumta, por duke u nisur nga merkatoja e kaluar kanë besimin se do të vijojnë me tratativa të tjera të rëndësishme, të vilat do ta rrisin forcën e grupit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"