Trajneri i kundërshtarit të rrogozhinasve në Champions, Zizoviç: Kemi informacion mjaftueshëm për Egnatian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2024 | 18:47

Trajneri i kundërshtarit të rrogozhinasve në Champions, Zizoviç: Kemi informacion mjaftueshëm për Egnatian

Kundërshtari i Egnatias në turin e parë eliminator të Championsit, Borac, drejtohet nga trajneri Mlladen Zizoviç, i cili e njeh futbollin shqiptar, pasi ka luajtur më Tiranën vite më parë.

borac5

Në një prononcim të dhënë për shtypin boshnjak pas një miqësoreje të ditëve të fundit ndaj Celjes, ai ka pohuar se e njeh shumë mirë ekipin rrogozhinas. “Ne jemi ende në fazën e kompletimit dhe rezultatet në miqësore nuk kanë shumë rëndësi.

Rëndësi kanë ndeshjet me Egnatian, që e kemi ndjekur dy herë nga afër dhe besoj se kemi mjaftueshëm informacion për kundërshtarin europian”, ka theksuar trajneri i Borac. Duhen edhe dy javë deri në sfidën e parë mes kampionëve të Shqipërisë dhe atyre të Bosnjës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"