Trajneri i vlonjatëve akuzon pas dështimit në Kategorinë e Parë: U penalizuam se nuk bëhemi palë me atë që ndodh në futbollin shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2023 | 18:42

Trajneri i vlonjatëve akuzon pas dështimit në Kategorinë e Parë: U penalizuam se nuk bëhemi palë me atë që ndodh në futbollin shqiptar

Arlind Rustemi, trajneri i Orikut, ndien keqardhje për rënien nga Kategoria e Parë dhe 50% të situatës ia faturon penalizimeve nga gjyqtarët. Për “Panorama Sport”, trajneri thotë se skuadra e tij nuk është bërë palë e aleancave.

oriku flamurtari

“Ndodhi ajo që pritej, ne e dinim… Jam i keqardhur për vetë situatën. Është diçka që të jep ndjesinë e aleancave dhe është e dukshme si shkojnë gjërat në Shqipëri. Atë që ne mund ta meritojmë në fushën e lojës, duke mos u bërë palë me ato që ndodhin në futbollin tonë… Jemi penalizuar 50% të rezultateve sportive.

Pastaj 50% është edhe përgjegjësia jonë si klub dhe pjesa e lojtarëve. Por duke parë situatën që funksionon në Shqipëri, nuk mund t’ia hedhësh fajin gjithë punës që është bërë gjatë sezonit.

Për të ardhmen është shpejt për të folur, duhet që të qetësohemi dhe të kalojmë këtë periudhën e zhgënjimit. Do të shkojmë të flasim përsëri se çfarë do të ndodhë me skuadrën, sepse për momentin nga sot (dje) shpërndahemi dhe secili do të shkojë në shtëpitë e veta dhe mbetet për të diskutuar në muajt në vazhdim”, përfundon Rustemi.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"