Trajneri i Zvicrës: Nuk e merituam eliminimin, iu krijuam probleme ekipeve të mëdha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2024 | 11:48

Trajneri i Zvicrës: Nuk e merituam eliminimin, iu krijuam probleme ekipeve të mëdha

Zvicra u eliminua në çerekfinalen e Europianit pasi u mposht nga Anglia pas penalltive. Pas sfidës foli edhe trajneri Murat Jakin i cili u shpreh i zhgënjyer.

Fussball Euro 2024 Gruppe A 23.06.2024 Schweiz - Deutschland Trainer Murat Yakin Schweiz *** Football Euro 2024 Group A 23 06 2024 Switzerland Germany Coach Murat Yakin Switzerland || 292558_0074  2024 em euro euro2024 Europameisterschaft football ger Germany Herren Nationalteam quer sports sui SWISS SWITZERLAND UEFA x0x Euro2024 UEFA Championnats d Europe 2024 UEFA Euro 2024

“Një eliminim që dhemb shumë. U përpoqëm dhe krijuam shumë raste. Jam i zhgënjyer për lojtarët e mirë dhe për të gjithë kombin zviceran. Anglia nuk shfaqi shumë rrezikshmëri. Nuk e meritonim të shkonim në shtëpi, por mund të qëndrojmë krenar. Paraqitja e mirë nuk mjaftoi për të kaluar më tutje. Penalltitë janë çështje fati, por ne nuk e kishim me vete. Në këtë Europian, i krijuam Kombëtareve të mëdha shumë probleme, kështu që largohemi nga Gjermania me kokën lart“, përfundoi Jakin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"