Trajneri Konte: Napoli nuk e nis si favorit sezonin e ri, për lojtarët do të vendosë fusha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2024 | 12:36

Trajneri Konte: Napoli nuk e nis si favorit sezonin e ri, për lojtarët do të vendosë fusha

Antonio Konte analizon ditët e para të punës me Napolin. Në një intervistë të dhënë për “Rai”, trajneri ka bërë një bilanc.

antonio-conte-messaggio-chiaro-al-milan-foto_12577171190x786

“Jemi në një fazë rindërtimi dhe ajo që po vë re është fakti që kemi ende shumë punë përpara. Nuk e nisim kampionatin në një situatë shumë lart, por në nivele mesatare”, ka thënë fillimisht Konte. Në fjalën e tij kishte vend edhe për një opinion rreth kombëtares italiane, ku ai qëndroi si trajner nga viti 2014 deri në vitin 2016.

“Ka situata të ndryshme që i kalojmë me kohën, por kur gjërat shkojnë mirë atëherë të gjithë bëjnë sikur nuk kanë ndodhur gjë. Duhet gjithmonë zgjidhje e situatave në të mirë dhe në të keq. Edhe kur fitohet në një klub, duhet që të bëhen analiza për të kuptuar se ku ka vend për përmirësim. Ndonjëherë fitoret mbulojnë shumë problematika që ndodhin në një skuadër. Në futboll duhet të jesh objektiv për të kuptuar se ku duhet të ndryshosh për të qenë kompetitiv dhe fitues. Edhe në humbje duhet që drejtuesit të jenë të qetë për të ruajtur gjërat pozitive dhe për të hedhur në kosh ato që duhen hedhur”, tha Konte.

Këtë vit, Napoli i Kontes nuk do të luajë në Europë dhe trajneri do të ketë një javë pushimpër të përgatitur skuadrën. I pyetur për këtë fakt ai thotë se është një thikë me dy presa. “Kjo situatë në të cilën do të ndodhet Napoli në sezonin e ri ka avantazh dhe disavantazh. Mund të punosh gjithë javën, por nuk je pjesë e një kompeticioni të rëndësishëm si Liga e Kampioneve. Por sigurisht që duhet një skuadër shumë e mirë dhe për këtë nuk ka dyshime. Tani në hapin e radhës do të bëjmë vlerësimet në fushën e lojës për të kuptuar se cilët prej lojtarëve do të qëndrojë tek Napoli dhe cilët do të largohen për të luajtur në skuadra të tjera”, ka thënë trajneri i Napolit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"