Tre mungesa për Panuçin, stërvitja e parë nis me mangësi për Kombëtaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2018 | 23:16

Tre mungesa për Panuçin, stërvitja e parë nis me mangësi për Kombëtaren

Kombëtarja Shqiptare po zhvillon në këto momente seancën e parë stërvitore në kompleksin “Tropikal” në Durrës.  Stërvitja ka nisur në orën 15:30. Në minutat e para, Panuçi ka mbledhur skuadrën dhe ka folur para grupit rreth 15 minuta. Mësohet se Panuçi u ka komunikuar futbollistëve objektivat e skuadrës.

kombetrja

I pranishëm në kompleksin stërvitor është edhe presidenti i federatës, Armand Duka, i cili dëgjoi me vëmendje trajnerin.

panuci

Grupi në këtë ditë të parë të stërvitjes nuk ka qenë i plotë. Mungon Berisha, pas problemeve në kofshë. Gardiani ka kryer vizita të specializuara. Vetëm ditën e nesërme do të mësohet nëse do të jetë i gatshëm për Norvegjinë. Nuk ka qenë prezent edhe Hysaj që ka marrë leje nga stafi teknik, dhe do të bashkohet nesër me ekipin. Edhe Berat Gjimshiti, për shkak të një fatkeqësie familjare, është larguar nga grumbullimi për të shkuar tek të afërmit e tij. Edhe ky i fundit do të bashkohet nesër në seancat stërvitore me grupin.

kombetarja

grumbullimi kombetarja

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"