Tre titullarë të Europianit në fushë/ Dopieta e Kuçkës i “djeg” barazimin Strugës në Champions (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2024 | 20:59

Tre titullarë të Europianit në fushë/ Dopieta e Kuçkës i “djeg” barazimin Strugës në Champions (VIDEO)

Duel emocionues me plot 6 gola në Bratislavës mes Sllovanit dhe Strugës, i vlefshëm për raundin e parë të Ligës së Kampionëve. Skuadra sllovake vinte në këtë përballje me plot 3 futbollistë që pak ditë më parë aktivizoheshin titullarë në Europian.

struga

Bëhet fjalë për mbrojtësin gjeorgjian Kashia, mesfushorin sllovak Jurai Kuçka dhe sulmuesin slovak Streleç.  

Kampionët e Qatim Osmanit, i shkuan shumë pranë mrekullisë, teksa deri në minutën e 85-të, dueli ishte i mbërthyer në barazim 2-2, falë dopietës së Besart Ibraimit në minutat 55 dhe 74, ndërkohë që për Slovan Bratislavën kishin shënuar Veis dhe Mak në minutat 16 dhe 36. 

Por për të “djegur” barazimin e skuadrës shqiptare, kampione në Maqedoninë e Veriut, mendoi ish-mesfushori i Milanit, Jurai Kuçka, i cili në minutat 85 dhe 90+1’ realizoi dopietë duke “vulosur” shifrat 4-2. Dueli i kthimit do të luhet pas 1 jave në Maqedoninë e Veriut.  

GOLAT E NDESHJES: SHIKO KËTU 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"