Tre titullarë të fierakëve kërkohen në Superiore. Maksuti në “lupën” e korçarëve, Apolonia pret ofertën e duhur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2024 | 22:48

Tre titullarë të fierakëve kërkohen në Superiore. Maksuti në “lupën” e korçarëve, Apolonia pret ofertën e duhur

Apolonia, ashtu si në çdo periudhë merkatoje, edhe këtë sezon pritet të jenë si supermarket për skuadrat e Superiores, duke vlerësuar çdo ofertë të mundshme për lojtarët e saj. Kjo është edhe strategjia që do të ndjekë ekipi fierak, për të mbushur edhe arkat e klubit nga shitja e talenteve. Janë tre lojtarët që konsiderohen si më të kërkuarit në treg.

maksuti apolonia

Madje, bisedimet kanë avancuar për qendërmbrojtësin Serjan Repaj, i kërkuar nga Skënderbeu, si dhe mesfushorin Mateo Shanaj, i cili dëshirohet nga Partizani. Të dy futbollistët shihen si mjaft premtues. Krahas tyre, është edhe sulmuesi Erald Maksuti, që ra në sy veçanërisht sezonin e shkuar me paraqitjen mjaft të mirë në Fier. Falë paraqitjes së mirë tek Apolonia, Maksuti arriti të grumbullohet për herë të parë nga Kombëtarja U-21, ku gjeti edhe rrugën e rrjetës. “Kambanat” duket se bien fort edhe për sulmuesin Erald Maksuti, që është përfshirë në “lupën” e merkatos korçare, si një përforcim cilësor në ofensivë, që mund të vlejë shumë për sezonin e ri.

Burime të sigurta të “Panorama Sport” pranë klubit fierak, bënë me dije ekskluzivisht për gazetën, se prej pak ditësh kanë nisur edhe bisedimet e para me drejtuesit e Skënderbeut. 20-vjeçari shkodran është nën kontratë me Apoloninë, ku fierakët nuk heqin dorë nga lojtari pa një dëmshpërblim të konsiderueshëm financiar. Ky interesim ka vënë në lëvizje klubin fierak dhe nëse oferta do të jetë brenda pritshmërive të drejtuesve, atëherë mund të flitet për një largim me peshë nga radhët e Apolonisë, në prag të fillimit të sezonit të ri Erald Maksuti është një nga lojtarët më të mirë në Kategorinë e Parë në pozicionin e tij.

Sulmuesi, falë paraqitjeve me Apoloninë, kryesisht në sezonin e fundit, ka zgjuar interesin e Skënderbeut, që po mbledh sa më shumë talente në radhët e tij. Në sezonin e fundit, në 32 ndeshje me fanellën e Apolonisë, Maksuti shënoi 7 gola dhe me kalimin në Superiore i rrit kreditet për të pasur një karrierë më pozitive. Për momentin, burimet tregojnë se kontaktet janë konkrete dhe bisedimet mes palëve kanë nisur prej disa ditësh. Me Apoloninë, sulmuesi Erald Maksuti ka luajtur tre sezone radhazi dhe numëron në total 4314 minuta aktivizimi dhe 10 gola të shënuar.

HILMI SALIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"