Triumfi i Spanjës në finalen e Europianit, ja kush zgjidhet lojtari i ndeshjes nga UEFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2024 | 23:10

Triumfi i Spanjës në finalen e Europianit, ja kush zgjidhet lojtari i ndeshjes nga UEFA

Spanja triumfoi ndaj Anglisë me rezultatin 2-1 në finalen e Europianit, duke fituar trofeun e katërt në histori. 

Spanja

Spanjollën u rikthyen te triumfi në Europian pas 12 viteve, teksa “Tre Luanët” nuk ia dolën as këtë Europian që të fitonte trofeun e parë. 

Ishte dyshja e talenteve të Spanjës, Jamal me asist dhe Uillimas me gol që zhbllokuan finalen në minutën e 47’. 

Palmer i ardhur nga stoli barazoi për Anglinë në minutën e 73’, megjithatë Ojarzabal riktheu avantazhin dhe triumfin te Spanja me golin e shënuar në minutën e 86’. 

UILLIAMS

Spanja është kampionia e EURO 2024, teksa Anglia edhe këtë herë nuk ia del të ketë sukses. Në fund të sfidës, lojtari më i mirë i sfidës u zgjodh autori i golit të parë Uilliams.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"