Triumfi në finalen e Champions-it, Realin e pret Berat Gjimshiti… më 14 gusht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2024 | 23:50

Triumfi në finalen e Champions-it, Realin e pret Berat Gjimshiti… më 14 gusht

Real Madridi triumfoi me rezultatin 0-2 në finalen e madhe të Champions-it ndaj Borusias së Dortmundit, duke siguruar trofeun e 15-të në histori.  

realiiii

Ndërkohë finalja e radhës Europiane për madrilenët do të jetë ajo e 14 gushtit, ku përballë do të kenë Atalantën e Berat Gjimshitit. 

Bëhet fjalë për finalen e Superkupës, e cila do të zhvillohet në Varshavë. Kësisoj është plotësuar dëshira e Gasperinit, pasi trajneri i Atalantës kishte shprehur se kërkon Realin në finale.  

Detyra e Berat Gjimshitit me shokë që të ndalin furinë madrilene, edhe pse spanjollët e Ançelotit vijnë si favoritë absolutë në letër, italianët do të tentojnë gjithccka për gjithçka, për të shkuar historinë.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"