Triumfojnë kuqezinjtë e Bushit: Shumë shpejt do të bëhem trajner

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2015 | 14:40

Triumfojnë kuqezinjtë e Bushit: Shumë shpejt do të bëhem trajner

u-16Ndodh rrallë që kuqezinjtë të jenë fitues të turneve kur marrin pjesë, por 16-vjeçarët e drejtuar nga Alban Bushi kanë fituar turneun e organizuar nga UEFA, “UEFA Development Tournament” për moshat U-16. Tri ndeshje dhe tri fitore ndaj ekipeve të para të Armenisë, Malit të Zi dhe Qipros tregojnë se Shqipëria dhe kampionatet e moshave në vend kanë talente të shumtë, me të cilët ka vetëm pak më shumë nevojë për infrastrukturë dhe vëmendje për të punuar me ta.

Ka qenë një ndeshje shumë e mirë e të besuarve të Bushit, të cilët kanë tentuar disa herë të gjejnë golin, pavarësisht se në këtë takim mjaftonte edhe vetëm një barazim. Në minutën e vetme shtesë të pjesës së parë, Brahimlika ka nisur aksionin e golit.

Ai harkon një top në zonë dhe Zenuni godet menjëherë. Portierit i shpëton topi dhe përsëri Zenuni e shoqëron deri te rrjeta për të shënuar golin e avantazhit. Gol që ka mbetur deri në fund të takimit, me gjithë përpjekjet e të dyja ekipeve për të shënuar. Emocione të shumta nga loja e kuqezinjve të vegjël, nga prindër dhe tifozë të pranishëm që në fund kanë festuar së bashku për një trofe simbolik, por shumë motivues për lojtarët e grumbulluar. Bushi: Krenar për lojtarët Për herë të parë si trajner, Bushi e nis mbarë me një turne të fituar.

“Është shumë emocionuese për mua dhe më vjen mirë që djemtë u shpërblyen për atë që kanë dhënë në tri ndeshjet. Unë di t’ju them që shumë shpejt do të nis të gjithë kualifikimet e mundshme për të drejtuar një ekip, pasi e konfirmova plotësisht se është diçka që kam dëshirë ta bëj në të ardhmen. Dua t’i falënderoj kolegët që punojnë me lojtarët në ekipet e tyre, pasi në Shqipëri edhe infrastruktura nuk është në nivelet maksimale. Në vetëm një javë kemi arritur këtë sukses dhe mendoj se, me pak më shumë interesim edhe nga skuadrat për të qenë më të kujdesshëm me këshillimin e tyre, ekipet kombëtare do të mund të jenë një burim i mirë talentesh për ekipin A”, përfundoi Bushi.

SHËNUES: Zenuni 40+1`
SHQIPËRIA: Kurtulaj, Konçi, Bushaj,Bellai, Kastrati, Çikani, Këndezi (Llanaj27′), Brahimlika (Luniku 65′), Zenuni(Bello 65′), Kandili (Jahori 65′), Haruni(Dragoshi 50′).
Trajner: Alban Bushi
QIPRO: Demetrion, Papamichail,Adoni, Lazarides, Pannos, S. Panteli(S.Kostandinos 41′), Kitromilides,Charalampous (Georgioj 72′), P. Panteli(Iacovoj 54′), Peskias (Menelou 54′).
Trajner: Caralampos Pittas.
GJYQTARËT: Xh. Mema, M. Sadikaj,
B. Grepi, B. Qato (Shqipëri- Durrës)
KARTONË TË VERDHË: Çikani 2’/Peskias 51`
KARTON TË KUQ: S`ka

 

Përgatiti: Abdulla Dushk

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"