Troisi firmos për dy vite me Laçin, gati tre brazilianë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2016 | 13:40

Troisi firmos për dy vite me Laçin, gati tre brazilianë

Marselo Troisi është zyrtarisht trajner i Laçit. Ashtu sikundër edhe u paralajmërua një ditë më parë, braziliani është konfirmuar në krye të stolit të kurbinasve. Është vetë tekniku ai që konfirmon për “Panorama Sport” mbylljen e marrëveshjes, ndërsa rrëfen se kontrata është 2-vjeçare.

troisi marcelo

Ish-trajneri i Kukësit, i cili arriti një sukses mjaft të madh në Kupat e Europës me verilindorët, tashmë do drejtojë edhe bardhezinjtë dhe objektivi për të do të jetë i njëjtë, pjesëmarrja në kompeticionet europiane. Pritet që Troisi, veç statusit të trajnerit, të bëjë edhe atë të menaxherit. Për këtë të fundit ai menjëherë ka nisur nga puna, duke “blinduar” tre brazilianë, të cilët priten që shumë shpejt të vihen nën urdhrat e tij. Fill pas “valës” së largimeve, kurbinasit kanë nisur nga puna.

SKENDERBEU LACI - Lojtaret e Laci, duke festuar fitoren

Në pamje të parë duket sikur Laçi është shumë vonë sa u përket përgatitjeve, por gjithsesi kampionati nis më 7 shtator dhe koha duket e mjaftueshme. Mirosllav Vujadinoviç, Marko Cetkoviç, Olsi Gocaj, Albi Dosti, Aldo Mitraj, Enco Malindi, Arian Sheta, Emiljano Veliaj, Emiljano Çela, Stipe Buljan dhe Valdano Nimani tashmë janë e shkuara për Laçin, ndërsa shumë shpejt do të zbulojmë edhe blerjet e reja.

S.Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"