Tuhel projekton Bajernin e “ri” pa Mylerin, ja kush e zëvendëson
E ardhmja e Tomas Mylerit ka filluar të vihet në rrezik serioz në duelet e fundit, aty ku efikasiteti i lojtarit me numër 25 nga kampi i bavarezëve nuk i ka përmbushur pritshmëritë e trajnerit Tomas Tuhel. “El Nacional” bënte të dituar se Kai Haverc pëlqehet tej mase nga 49-vjeçari gjerman dhe shikohet si opsion për të mbuluar rolin që beniamini i tifozëve posedon në Mynih.
Edhe pse ruajtja e raporteve pozitive me Mylerin merr trajtë jetësore për çdo teknikë që ka punuar me Bajernin, Tuhel i ka treguar vendin 33-vjeçarit, në jo pak raste, e përkthyer me statusin e rezervës. Skena të tilla i japin më tepër nuanca bindëse raportimit se “plakushi” (term i përdoruar mbi bazë të vjetërsisë në gjirin e rekordmenëve) i ka ndeshjet e numëruara në “Allianz Arena”.
Zëvendësuesi-Kai Haverc nuk është emër i panjohur në Gjermani, e aq më pak për Tomas Tuhelin. Haverc është aktivizuar më parë me Bajer Leverkusenin, përpara se të bënte gati valixhet drejt Londrës në radhët e Çelsit.
Forma jo e mirë nga “blutë” ka bërë që 23-vjeçari të hedhë sytë drejt një tjetër destinacioni. Arsyeja më e fortë qëndron në marrëdhënien e ngushtë mes binomit në fjalë.
Kai konkretizoi golin e vetëm në finalen e Champions-it përgjatë sezonit 2021 karshi Mançester Sitit, ndërsa Tomasi ishte timonier në pankinë.
Raportet e tyre vazhdojnë të qëndrojë të ngrohta, pavarësisht se trajneri i shkëputi lidhjet me londinezët më pas. 60 milionë euro do t’i mjaftonin Çelsit nga prononcimi në fjalë, pasi ata nuk i plotësojnë ambiciet e gjermanit në inkuadrimin rreth Kupave të Europës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"