“Turbot” e gjithë sezonit, kush e shtyu Partizanin te titulli…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2023 | 21:54

“Turbot” e gjithë sezonit, kush e shtyu Partizanin te titulli…

Partizani e nisi këtë sezon pa emra të mëdhenj, siç kishte bërë në të shkuarën.

350455730_633260422188628_5780471979465381230_n

Ajo që bënë drejtuesit ishte formimi i një skuadre me lojtarë të rinj dhe punëtorë, pa asnjë yll të madh, por me një skuadër të kompletuar dhe të plotënë të gjitha repartet.

Grupi ishte padyshim një nga aspektet, që e çuan këtë skuadër drejt, titullit, por me kalimin e kohës disa lojtarë u shndërruan liderë dhe u bënë baza e ekipit të drejtuar nga Kolela, që e mori skuadrën vetëm pak ditë para startit të Superiores.

SKUKA-MBA – Të kesh një qendërsulmues me cilësi të mëdha në Kategorinë Superiore është një bonus i madh dhe këtë Partizani e pati, megjithëse i ndërroi. Në pjesën e parë të sezonit Skuka bëri një repart më vete, ndërsa me ardhjen e Mbasë në janar skuadra mori një formë më agresive dhe goli vinte akoma më natyrshëm.

DA SILVA –Është përballur me shumë kritika për shkak tëdëmtimeve të tij dhe gjendjes së plogësht fizike, por gjatë gjithë sezonit ai ka qenë pikë referimi për lojën sulmuese të Partizanit. Kulmin e arriti në momentin e duhur, pikërisht në sprintin e fundit të të kuqve drejt titullit kampion. Elozhe meriton edhe Hoti, i cili për sa kohë braziliani mungoi, e bëri që të mos ndihej aspak boshllëku.

RRAPAJ – Mesfushori vlonjatështë padyshim ylli më i madh i mesfushës. Shumë luftarak dhe shpërthyes me topin në këmbë. Në pjesën e fundit të sezonit e pamë të driblonte kë t’i dilte para dhe të shënonte gola “alla-Messi”. Më i miri në rolin e tij.

MATONDO – Kongolezi është një “tank” në mesfushë, që me forcën e tij ndalon këdo që i del përpara. Përveç kësaj ka një nga goditjet më të frikshme nga distanca. Kishte ndeshje kur fikej dhe për ta korrigjuar mendonte Murataj, që ka qenë konstant gjatë gjithë sezonit.

BITRI-HADROJ – Lidershipin e mbrojtjes së kuqe në këtë sezon e nisi Bitri e më pas Hadroj u shndërrua në një lider të mbrojtjes, por edhe të të gjithë ekipit. Mbrojtësi i majtë luan sezonin e dytë te “demat”, por duket sikur ka një jetë që luan aty. Padyshim peshë të konsiderueshme kanë mbajtur edhe Sota dhe Telushi.

DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"