Turi i 70-të ngre siparin edhe me medalistë botërorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2013 | 13:05

Turi i 70-të ngre siparin edhe me medalistë botërorë

Turi ciklistikMe 10 xhiro prolog (36 km) dhe pas saj me etapën e parë Tiranë- Shkodër nis sot Turi i 70-të Çiklistik, evenimenti më i rëndësishëm i vitit dhe me më shumë traditë në vendin tonë, por edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Etapa e parë është e gjatë 97 km. Pas saj do të vijohet me etapën e dytë, Shkodër-Burrel, 101 km e gjatë. Më pas itinerari i Turit Çiklistik vijon me etapën e tretë Burrel-Durrës, 102 km e gjatë; Durrës-Vlorë 116 km e gjatë dhe Turi e mbyll garimin e tij me etapën e pestë Vlorë-Fratar-Fier, 90 km e gjatë. Në total, kilometrat e përshkuara në përfundim të edicionit të 70-të do të jenë 542 km. Mes pretendentëve për Turin e këtij sezoni pa dyshim që është medalisti i sapokurorëzuar i bronztë i kampionatit botëror të Firences, i riu Iltjan Nika. Në këtë garë kombëtare Nika, i cili në muajin shtator bëri realitet ëndrrën e kombëtares kuqezi për të ngritur lart flamurin në një kompeticion ndërkombëtar, do të pedalojë me Tiranën. Nika do të pritej në aeroportin e Rinasit në një ceremoni të veçantë, nga presidenti i KOKSH-it Viron Bezhani, presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, zv/presidentja e FSHÇ-së Elda Gjoka dhe sekretari i Përgjithshëm i FSHÇ-së, Alfred Tahiraj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"