Turi i dytë në Ligën e Konferencës, Partizani kërkon revanshin për dështimin e dy viteve më parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2024 | 15:46

Turi i dytë në Ligën e Konferencës, Partizani kërkon revanshin për dështimin e dy viteve më parë

Iberia 1999 është ekipi që goglat i rezervuan përballë Partizanit në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, ku vetëm mbrëmjen e djeshme eliminoi maltezët e Marsaslok. Iberia vjen nga Gjeorgjia dhe është një kundërshtar i njohur, sepse vetëm para dy vitesh Partizani e ndeshte në turin e parë të Ligës së Konferencës.

PARTIZANI SABURTALO

Në atë start të sezonit 2022-2023 të kuqtë fitonin minimalisht ndeshjen e parë në Gjeorgji dhe më pas mposhteshin me të njëjtin rezultat në “Air Albania”, për t’u eliminuar pas gjuajtjeve të 11-metërshave. Duhet thënë se para dy vitesh ky klub quhej Saburtalo, teksa tashmë është shndërruar në Iberia 1999.

Bëhet fjalë për një klub të ri, pasi është themeluar vetëm 25 vite më parë. Gjithsesi, ka arritur të fitojë një titull kampion, tri Kupa të Gjeorgjisë dhe një Superkupë. Në sezonin e fundit u rendit në vendin e gjashtë në renditje, por vjen në Ligën e Konferencës pas triumfit në Kupë, ku mposhti 1- 0 gjigantët e Dinamo Batumit.

sfdfdsfsdfdsfdsfdsfdsfds

DISAVANTAZHET – Kundërshtari i Partizanit vjen në raundin e parë eliminator me një formë më të mirë fizike. Në Gjeorgji aktualisht kampionati është në zhvillim e sipër dhe janë luajtur 18 javë, çka do të thotë se skuadra e ka arritur formën maksimale fizike, por edhe ambientimin e lojtarëve me njëritjetrin.

Iberia është në formë në këtë kampionat, pasi renditet në vendin e tretë me 32 pikë, 7 më pak se kryesuesit e Dila. Distanca e largët mes vendeve është gjithashtu një disavantazh, megjithëse jo vetëm për “demat”, sepse ky raund do të zhvillohet me ndeshje vajtjeje dhe kthimi. Dy sfidat do të luhen në datat 25korrik dhe 1 gusht. Ndeshja eparë do të zhvillohet në Tbilisi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"