Turqit ia falin “bojkotin” në play-off, gati të rinovojnë kontratën me Odise Roshin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2024 | 20:43

Turqit ia falin “bojkotin” në play-off, gati të rinovojnë kontratën me Odise Roshin

Vendimi Odise Roshit për të mos luajtur në ndeshjen e play-off për ngjitjen në Superligë me skuadrën e Sakarjaspor, bëri bujë në Turqi dhe mendohej se ajo ishte hera e fundit që mesfushori shqiptar do të shihej si pjesë e këtij klubi.

roshi

Futbollisti nuk pranoi të hynte në fushë në ndeshje në pjesën e dytë duke argumentuar se ishte i dëmtuar dhe kjo solli edhe një zënkë të tij me trajnerin gjatë pushimit. Kontrata e toj mbyllej në këto ditë dhe për shumëkënd lamtumira e Roshit ishte e sigurt pas asaj ngjarje.

Megjithatë, tani mediat pranë klubit të Sakarjaspor bëjnë të ditur se drejtuesit e klubit kanë lënë gjithçka pas krahëve dhe janë ulur përsëri në tavolinë e bisedimeve me futbollistin shqiptar. Roshi ka shprehur gatishmërinë të qëndrojë dhe klubi i ka bërë një ofertë ekonomike, me palët që do të diskutojnë përsëri në ditët në vijim mundësinë e firmës për të paktën edhe një tjetër sezoni me 33-vjeçarin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"