Turtulli firmos me Dinamon, pritet Shazivari
Vjen goditja e radhës te Dinamo. Pas afrimit të Daniel Xhafës dhe Igli Allmuçës, blutë marrin edhe një ish-lojtar të vetin. Bëhet fjalor për 20-vjeçarin Marvin Turtulli që ka firmosur për kryeqytetasit. Ai ka dalë nga ekipet zinxhirë të Dinamos dhe gjatë pjesës së parë të sezonit ishte pjesë e Teutës, por nuk gjeti hapësirat e nevojshme. Turtulli është 1.88 m i gjatë dhe luan në rolin e mbrojtësit të qendrës ose mbrojtës i djathtë. Pas tij, pritet edhe firma e Elio Shazivarit, i cili ka bërë një paraqitje të mirë në miqësoren me Tiranën. Ndërkaq, në lidhje me emrin e Elvis Kotorrit, i cili është përfolur si një afrim i mundshëm te blutë, administratori i klubit, Ismet Saliaj, mohon të ketë ndonjë gjë të vërtetë. “Për sa i përket portierit Kotorri, ai mund të ketë shprehur dëshirën për t’iu bashkuar Dinamos, por nuk ka asnjë bisedim dhe nuk ka asgjë të vërtetë për kalimin e tij te blutë. E respektoj Kotorrin, por besoj se nuk kemi nevojë për portier në këto momente”, thotë Saliaj
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"