Por një foto aktuale e Shumaker është shkrepur fshehurazi nga një mik i tij. Kete foto miku u përpoq ta shiste për 1 milionë Paund. Fotografia është bërë në shtëpinë e Shumaker në Gjenevë të Zvicrës.
Kjo foto ilegale ka bërë që prokurorët gjermanë të nisin një hetim për shkelje të privatësisë. Prokurorët kanë konfirmuar se një “person i panjohur” bëri një foto “sekrete” të gjendjes në të cilën ndodhet Schumacher dhe u përpoq ta shiste për “shuma të mëdha parash”, raporton televizioni gjerman RTL.
Bashkëshortja e 7 herë kampionit të botës në Formula 1, ka ruajtur privatësinë e familjes së saj qe prej kohes se aksidentit.
Megjithatë, njëri prej miqve që e kishte vizituar në shtëpi, arriti t’i bënte një foto në shtrat Michael Schumacher, të cilën u përpoq ta shiste për 1 milionë paund. Nuk dihet se si ka ndodhur kjo gjë, por tashmë hetimet kanë nisur. Pavarësisht informacionit, kjo foto nuk ka arritur të bëhet publike në media.