U bë hero kundër Holandës, Uotkins: Ndoshta kam ruajtur një tjetër gol për finale…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2024 | 10:17

U bë hero kundër Holandës, Uotkins: Ndoshta kam ruajtur një tjetër gol për finale…

Sulmuesi i Anglisë, Oli Uotkins, thotë se skuadra nuk shqetësohet për paraqitjet e tyre apo numrin e golave, për sa kohë që fiton ndeshjet. “Tre luanët” kanë arritur në finalen e “Euro 2024” kundër Spanjës, pavarësisht se nuk kanë bindur.

uotkins

Spanja ka shënuar 13 herë në 6 fitore në 90 ose 120 minuta, në krahasim me 7 golat dhe tre fitoret e Anglisë, duke përjashtuar gjuajtjet e penalltive. Por sulmuesi i Aston Vilës, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 90- të në gjysmëfinale ndaj holandezëve, vetëm në paraqitjen e tij të dytë zëvendësuese në turne, tha në konferencën e djeshme për shtyp:

“E pashë disa herë, kur u ktheva në kamp. Një mik i mirë i imi tha se ai ndjente sikur unë do të shënoja në finale, por unë e bëra një ndeshje më herët. Por nuk i dihet kurrë, mund të kem ruajtur një tjetër gol për finalen”. Ai u pyet për mesazhin e mbretit Çarls për ekipin, që të përpiqet të fitojë pa shtesë dhe shmangë dramën e penalltive. “Personalisht nuk na intereson sesi fitojmë apo shënojmë, për sa kohë që topi shkon në pjesën e pasme të rrjetës”, shtoi 28-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"